Edhe një gazetar që punonte për Fox News konfirmohet se është vrarë gjatë ditës së djeshme pas sulmeve ruse në shtetin ukrainas, ku mbeti i vrarë edhe një kameraman.
Oleksandra Kuvshinova, ukrainasja 24-vjeçare, kishte punuar me transmetuesin amerikan që nga dita e parë e agresionit rus në Ukrainë.
Ndryshe, ditë më parë është vrarë edhe një gazetar amerikan, Brent Renaud ndërsa ishte plagosur kolegu i tij, Juan Arredondo.