Pas dy raundeve të bisedimeve, zyrtarët rusë dhe ukrainas po planifikojnë të takohen sërish sot.
Bisedimet deri më tani nuk kanë siguruar një armëpushim të përhershëm apo tërheqje të Rusisë, megjithëse zyrtarët rusë kishin rënë dakord të respektonin armëpushimet e përkohshme ndërsa civilët ishin evakuuar.
Megjithatë, Ukraina thotë se Rusia nuk i ka respektuar armëpushimet e planifikuara deri më tani./FolDrejt/