Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka nisur formimin e Lëvizjes Popullore për Shtetin dhe në periudhën e ardhshme do të vizitojë të gjitha pjesët e Serbisë, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Vuçiq, siç konfirmojnë mediat serbe, do të kërkojë mbështetjen e popullit për mbrojtjen e Serbisë dhe nga e shtuna e 11 marsit do të fillojë bisedimet me popullatën në jug të Serbisë, me shumë gjasa në Vranjë.
Ndryshe, në qarqet politike serbe ka kohë që spekulohet se Aleksandër Vuçiq jo vetëm që do të largohet nga kreu i Partisë Progresive Serbe (SNS), por do të formojë një parti apo lëvizje të re politike.
Edhe pse kjo kthesë e ngjarjeve dukej e pabesueshme, Vuçiq praktikisht kishte shpallur krijimin e një blloku të ri politik të “Serbisë së denjë dhe normale”, i cili do të ishte civil dhe kombëtar, në një konferencë për shtyp.
Sa për kujtesë, spekulimet se po formohet një organizatë e re politike e qeverisë u shfaqën pas njoftimit të presidentit të Serbisë, Aleksandaër Vuçiq, dhe njoftimit në rrjetet sociale nga funksionari i SNS-së, Vladimir Gjukanoviq se duhet të fillojë formimin e një partie të re, të përgatisë dokumentet themeluese, të mblidhen nënshkrime, të krijohet një dokument themelues, të miratohen qëllimet dhe statutet e programit. /FolDrejt/