Kastrioti ka zyrtarizuar dy afrimet e radhës dhe bëhet fjalë për elementë të rinj si Brajan Selmani dhe Franc Marinaj, ky i fundit shënues i njërit prej golave në miqësoren me Besën.
“KS Kastrioti ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e futbollistit Brajan Selmani në skuadër. Mbrojtësi i formuar te Akademia e Futbollit është një lojtar i ri dhe premtues.
Ndonëse i ri në moshë, 18-vjeçari, ka provuar të luajë krahas Akademisë, edhe për ekipin e Teutës U19 dhe të Laçit U21.
Gjithashtu, me Kastriotin ka firmosur edhe sulmuesi Franc Marinaj. 21-vjeçari, është produkt i akademisë Dinamo, ndërsa ka qenë pjesë edhe e NK Jarun të Zagreb, si edhe me Partizanin në Shqipëri.
KS Kastrioti i’u uron mirëseardhjen të dy lojtarëve, dhe një sezon sa më të suksesshëm me fanellën tonë”, njofton klubi krutan. /abcnews.al/