Një aksion anti-drogë është ndërmarrë dje në komunnë e Deçanit e Gjakovës, me ç’rast ka rezultuar me arrestim personash e konfiskim bimësh narkotike e armësh.
Aksioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit, 06:30, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të tri lokacioneve të ndryshme janë gjetur dhe konfiskuar: 68.48 kg substancë narkotike e llojit Marihuanë, 177 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, 421 gram substancë narkotike të llojit Kokainë, një armë zjarri AK-47 me pesë karikatorë të zbrazët, një pushkë gjuetie me 27 fishekë.
Tutje thuhet se në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: 535 € para të gatshme, 6 telefona mobilë, një veturë, një peshore si dhe disa pajisje tjera që ndërlidhen me rastin.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /FolDrejt/