Hetuesit policorë në Gjilan sot kanë realizuar aksionin “Shpërndarësi 2”, që ka rezultuar në konfiskimin e substancave narkotike dhe arrestimin e një personi.
Siç njofton policia, sot, në orët e pasdites, në koordinim me organet e drejtësisë, është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit Sh.R., (viti i lindje 1997, mashkull kosovar).
Aty janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: gjashtë paketime me substancë që dyshohet të jetë kokainë me peshë 220 gramë, dy peshore dhe prova tjera që do të përdoren në procedurë të mëtejme.
Vlera e substancës së konfiskuar është rreth 22 mijë euro.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge, i njëjti është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë./FolDrejt/