Është arrestuar nga Policia e Kosovës një person, shqiptar shtetas i Serbisë.
Rasti ka ndodhur në udhëkryqin Stublinë – Pogragjë të Gjilanit, transmeton Fol Drejt.
Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tij janë gjetur të fshehura 676 pako me lloje të ndryshme të barnave që dyshohet se janë futur nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.
Barnat janë konfiskuar dhe i janë dërguar doganës.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/