Është raportuar një incident kriminal nga policia kufitare me vendndodhje te Dheu i Bardhë.
Sipas raportit të policisë dje rreth orës 20:00, ka ndodhur një rast i ekstradimit e shitjes së paautorizuar të armëve, transmeton Fol Drejt.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në valixhet e tij janë gjetur dhe konfiskuar dhjetë (10) kuti me municion për armë rekreative ajrore të kalibrit 4.5 mm gjithsejtë 10×250=2500 copë.
Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje. /FolDrejt/