Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it janë duke kryer aktualisht bastisje në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.
Bastisja po kryhet me urdhër nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Gjatë mëngjesit të sotëm është bastisur edhe banesa e Blerim Shalës, ish-këshilltar i Hashim Thaçit.
Avokati i personave në fjalë, Artan Qerkini ka bërë të ditur se nga këto bastisje janë konfiskuar telefona dhe dokumente.