Një rast i kontrabandimit me kafshë është parandaluar në Istog.
Rasti ka ndodhur me datën 14 nëntor, rreth orës 17:00, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24-orësh, gjatë patrullimit, njësiti policor ka hasur në një automjet kombi me targa civile dhe gjatë kontrollit brenda këtij automjeti janë gjetur dy gjedhe, pa numra identifikues.
Policia ka konfiskuar këto dy gjedhe, ndërkaq i dyshuari me shtetesi kosovare që drejtonte automjetin është liruar me procedurë të rregull./FolDrejt/