Një rast i armëmbajtjes pa leje është raportuar se ka ndodhur në aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 09:00, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, gjatë kontrollit në shkuarje tek i dyshuari mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar 10 fishekë të kalibrit 7.62mm.
Tutje thuhet se në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/