Policia e Shkodrës ka mundur të sekuestrojë rreth 83 kilogram kanabis në proces tharjeje. Në prangat e policisë ka rënë katër persona për 3 raste të kultivimit të drogës.
Mësohet se rreth 58 kilogramë drogë është gjetur në banesën e personit me iniciale L.C.
Ndërkohë është arrestuar në flagrancë shtetasin E. T., 21 vjeç, banues në fshatin Razëm, Malësi e Madhe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në vendin e quajtur “Lugu i Lajthive”, në fshatin Razëm, janë gjetur 101 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, që dyshohet se janë kultivuar nga ky shtetas.
Në prangat e policies kanë rënë edhe A. S., 42 vjeç, banues në fshatin Flet, Fushë Arrëz dhe Z. D., 52 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Fushë Arrëz, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vendin e quajtur “Lagjja e Epërme e Sylajve”, në fshatin Blerim, Fushë Arrëz, janë gjetur rreth 24.5 kg kanabis, në proces tharjeje.
Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarit janë bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale./Telegrafi/