Është arrestuar një person në fshatin Rogovë të Gjakovës.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 08:00, transmeton Fol Drejt.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, i janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë-automatike, një pushkë gjuetie me leje të skaduar, një rrethore dhe 16 copë fishekë.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./FolDrejt/