Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës (PK), është bërë e ditur se në Prishtinë janë konfiskuar pesë armë zjarri, shkruan Fol Drejt.
Rastet kanë ndodhur si në vijim:
- Veternik, Prishtinë 28.07.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
- Veternik, Prishtinë 28.07.2023 – 16:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator dhe 24 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
- Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 28.07.2023 – 19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në veturën e tij i është gjetur dhe sekuestruar një revole. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
- Emshir, Prishtinë 28.07.2023 – 23:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësitë policore nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole dhe një karikator. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
- Rr. Demir Demiri, Prishtinë 28.07.2023 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i është gjetur dhe sekuestruar një revole me leje të skaduar me një karikator dhe 6 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Lidhur me rastet, Prokuroria ka intervistuar të dyshuarit dhe me vendim, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/