Një person është arrestuar pasi që te i njëjti, policia ka gjetur një arsenal armësh, që i mbante pa autorizim.
Rasti ka ndodhur me datën 13 nëntor, në Malishevë.
Sipas policisë, bëhet e ditur se patrulla policore, derisa kishin qene në pikë kontrolli, kanë ndaluar veturën e tipit Hyundai dhe në posedim të të dyshuarit Z. D., i lindur në vitin 1998, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte shoferi i automjetit, është gjetur një pushkë gjuetie e llojit PROARMI PR 18-01593, 56 copë fishekë të po të njëjtës armë, 2 thika dhe dy radiolidhje të cilat i dyshuari i mbante në posedim të paautorizuar.
Tutje, thuhet se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit arma, municioni, thikat dhe radiolidhjet janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/