Sot, në orët e paradites, policia në Skenderaj ka konfiskuar një armë zjarri, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, konfiskimi i armës është bërë në kohën kur një njësi patrulluese në fshatin Runik ka dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit.
“Veprimet e shpejta operative e hetimore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit me ç’ rast gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit pistoletë me dy fishekë.”, thuhet në njoftim.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “mbajtje ne pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës” dhe “përdorim i armës”, thuhet tutje në njoftim./FolDrejt/