Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptarësh dhe italianësh që merreshin me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në rajonet veriore të Italisë.
Mediat lokale raportojnë se nga operacioni janë arrestuar 6 persona, të cilët dyshohet se merreshin me trafikun dhe shpërndarjen e kokainës dhe hashashit në qytete si Siena, Perugia, Arezzo dhe Brescia.
Krahas kapjes së tyre, policia ka kryer kontrolle në ambientet që ata frekuntonin duke sekuestruar edhe sasi të mëdha të lëndës narkotike. Operacioni ka ndodhur pak më parë dhe detajet pritet të dalin gjatë orëve në vijim. /abcnews.al/