Është konfiskuar një veturë në Ferizaj nën dyshimin se e njëjta është vjedhur në një shtet tjetër.
“Njësitet policore pas verifikimit të veturës së tipit Audi-Q8 ka rezultuar se e njëjta është e vjedhur në një shtet tjetër. Në konsultim me prokurorin, vetura është konfiskuar nga viktima mashkull kosovar i cili ishte pronar i veturës. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.