Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë të llojit Rover 870, pa fishekë, e cila dyshohet të jetë përdorur gjatë një konflikti fizik, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, dje, rreth orës 16:30, në fshatin Manastricë të komunës së Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një konflikt fizik në mes të disa personave, nga i cili rast dyshohet se lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre persona.
Njësitet policore i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin e rastit nga i cili është konfiskuar një armë e llojit Rover 870 pa fishekë me të cilën dyshohet se i dyshuari ka kanosur viktimat e rastit.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast ,,Lëndim të lehtë trupor’’ dhe ,,Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve’’ dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.