Një sulm i armatosur me thikë ka ndodhur në Korçë, me ç’rast ka mbetur i plagosur një 24-vjeçar.
Siç njofton policia, konflikti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje, transmeton Fol Drejt.
““Më datë 14.10.2022, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 12, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. R., 25 vjeç, punonjës i lokalit, ka dëmtuar në krah me mjet prerës, shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi P. R., aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën të ditur policia shqiptare./FolDrejt/