Gazetari Yuriy Butusov dhe anëtari i “Platformës për Jetën”, Nestor Shufrych patën një përleshje gjatë një paraqitjeje në një televizion të Ukrainës.
Përleshja ndodhi kur Shufrych vuri në dukje se “Platforma për Jetën” ishte e dyta më e forta në parlament, si dhe se “populli i Ukrainës mbështet anën e tij”, për të cilën Butusov u përgjigj me akuzat se anëtarët e “Platformës” ishin tradhtarë, të akuzuar për përhapje të propagandës dhe narrativave pro-ruse në Ukrainë.
Moederatori u përpoq të zbuste situatën duke thënë se “i takon gjykatës të vendosë se kush është tradhtar”, por nuk ia doli, raporton Daily Mail, përcjell lajmi.net, transmeton FolDrejt.com.
Disa minuta më vonë, Butusov e e goditi në fytyrë Shufrych, pas së cilës pati një përleshje.