“NATO është një aleancë me qëllim mbrojtjen. Ne nuk duam konflikt, por nëse vjen tek ne jemi të gatshëm për këtë. Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, tha Blinken.
Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s do të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm në selinë e NATO-së në Bruksel për të biseduar për luftën Rusi-Ukrainë, shkruan AA.
Në takimin ku Turqia përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu pritet të diskutohen planet aktuale afatgjata të NATO-s në Evropën Lindore dhe Evropën Qendrore pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një deklaratë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg përpara takimit tha se NATO ka treguar një unitet shumë të shpejtë pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, transmeton Fol Drejt.
“NATO është një aleancë me qëllim mbrojtjen. Ne nuk duam konflikt, por nëse vjen tek ne jemi të gatshëm për këtë. Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, tha Blinken, duke shtuar se kanë përgatitur planet për të forcuar sigurinë e NATO-s.
Blinken tha se kanë bërë përgatitje për të ardhmen e NATO-s dhe se ngjarjet në javët e fundit japin shenja rreth të ardhmes së aleancës. Ai potencoi se në javët e ardhshme NATO do të vazhdojë të tregojë unitet.
“NATO është një aleancë me qëllim mbrojtjen. Ne nuk duam luftë me Rusinë”
Stoltenberg tha se në takimin që do mbahet sot do të “konsultohen për kundërpërgjigjen e dhënë ndaj pushtimit të Rusisë”.
Duke bërë të ditur se do të diskutojnë edhe pasqyrimet afatgjata të kësaj, Stoltenberg tha se mbrëmë panë lajmet lidhur me sulmin e Rusisë ndaj një centrali bërthamor në Ukrainë.
“Kjo situatë tregon se lufta duhet të përfundojë dhe Rusia të tërheqë të gjithë ushtarët e saj dhe të ndërmarrë përpjekje diplomatike”, deklaroi Stoltenberg.
“NATO është një aleancë me qëllim mbrojtjen. Ne nuk duam luftë me Rusinë”, theksoi Stoltenberg, i cili nënvizoi se nuk duan të keqkuptohen lidhur me angazhimet e tyre për të mbrojtur dhe ruajtur të gjithë aleatët.
Në takimin e sotëm, krahas ministrave të Jashtëm të Finlandës dhe Suedisë, vende të cilat nuk janë anëtare të aleancës u ftua edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell./FolDrejt/