Kongo është goditur me shpërthim të ri të Ebolës, hera e katërt në më pak se tre vjet, pasi vendi shpëtoi nga vala e fundit në nëntor.
Zyrtarët shëndetësorë në Republikën Demokratike të Kongos konfirmuan një tjetër shpërthim të Ebolës në lindje të vendit ditë më herët pasi një grua vdiq në Butembo javën e kaluar, transmeton “FolDrejt”
Kriza e re vjen pas tre muajve pasi vendi deklaroi një fundin e shpërthimit të tretë të Ebolës që kishte vrarë 55 njerëz që nga rastet e para të shfaqura në qershor të vitit të kaluar.
Vendi afrikan ka 23.500 infeksione të konfirmuara me koronavirus dhe 679 vdekje që nga e diela.