Llava flakëruese, që doli nga një vullkan që shpërtheu në Republikën Demokratike të Kongos duket se është ndalur, pasi arriti në periferi të qytetit të Gomas. Mijëra njerëz u larguan nga shtwpitw e tyre dhe nga qyteti kur mali Nyiragongo shpërtheu gjatë natës duke përçuar masën përvëluese në një shteg për në qytetin lindor.
Zyrtarët thanë se lava kishte arritur deri në aeroportin e qytetit Goma, i vendosur në periferi të metropolit, megjithëse banorët thanë se ajo ishte ndalur në buzë të objektit. Ndërkohë shumë dridhje toke janë ndjerë në Goma në mëngjes herët. Hera e fundit që Nyiragongo shpërtheu ishte mw 17 janar i 2002, duke vrarë më shumë se njëqind njerëz dhe duke mbuluar pothuajse të gjithë pjesën lindore të Gomas me lavë.