Masa ringjall një program të epokës së Luftës së Dytë Botërore që lejoi Uashingtonin t’u jepte hua ose të merrte me qira pajisje ushtarake aleatëve të SHBA-së.
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan miratoi projektligjin i cili parashikon thjeshtimin e mekanizmit për dërgimin e pajisjeve mbrojtëse në Ukrainë dhe vende të tjera të Evropës Lindore.
Senati e miratoi më parë projektligjin në fillim të prillit, dhe ai tash duhet të nënshkruhet nga presidenti amerikan Biden, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.