Kongresmenët dhe senatorët e shtetit amerikan të Konektikatit kanë dhënë amnisti për 12 persona që u dënuan për magji në Amerikën koloniale 370 vjet më parë.
Nga të dënuarit, 11 persona u varën, pas një gjyqi që Senati i Konektikatit e quajti një gabim drejtësie, raportoi BBC.
Shfajësimi erdhi pas një fushate të gjatë nga trashëgimtarët, të cilët donin të pastronin emrat e njollosur të paraardhësve të tyre të dënuar për magji./FolDrejt/