Kongresisti amerikan, Ritchie Torres vazhdon të jetë një nga miqtë më të zëshëm të Kosovës në Uashiongton.
Kësaj radhe Torres ka kërkuar drejtësi për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“27 Prilli është datë që shënon Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur në Kosovë, që nderon personat e pagjetur nga Lufta e Kosovës. Qëndroj krah popullit të Kosovës duke kërkuar drejtësi për të humburit dhe familjet e tyre”, ka shkruar Torres në Twitter.
Torres, i cili tashmë është edhe figura kryesore e lobimit për shqiptarët në Kongresin amerikan ka thënë po ashtu se Kosovës i duhet sa më shpejt anëtarësimi në BE dhe në NATO.
April 27th marks Kosovo’s National Day of Missing Persons which honors the individuals unaccounted for from the Kosovo War. I stand with the people of #Kosovo in demanding justice for those lost and their families.
— Rep. Ritchie Torres (@RepRitchie) April 27, 2022