Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nën përcjelljen e shefit të kabinetit, Ilir Kërçeli, me rastin e përvjetorit të katërt të ndarjes nga jeta të veprimtarit atdhetar Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i tij.
“Adem Demaçi shquhet si njëri ndër luftëtarët e paepur të kauzës kombëtare dhe njëherësh frymëzues i shumë gjeneratave në përpjekjet për të drejta, liri dhe pavarësi” thuhet në njoftim, transmeton Fol Drejt.