Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bëri homazhe në Sllovi të Lipjanit.
Për këtë aktivitet të tij Konjufca njoftoi përmes profilit të tij në rrjetin social, Facebook, transmeton Fol Krejt.
Konjufca ndër të tjera shprehu mirënjohjen e thellë ndaj sakrificës së të rënëve për lirinë e Kosovës.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Më 15 prill 1999 në Sllovi të Lipjanit Serbia pushtuese masakroi 45 shqiptarë dhe i plagosi 16 të tjerë. Paramilitarët serbë plaçkitën dhe dogjën shtëpitë e tyre.
Një ditë më parë, më 14 prill, në Rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë, ushtarët e policët e Serbisë masakruan e vranë edhe 31 banorë të asaj ane. Ndërsa një ditë më pas, më datën 16, në Padalishtë (Pemishtë) të Skenderajt u ekzekutuan 13 shqiptarë. Dhimbje të vazhdueshme që zemrat tona të thyera nuk do t’i harrojnë asnjëherë.
Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës!”/FolDrejt