“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i uroj z.Frank Ëalter Steinmeier rizgjedhjen President Federal i Gjermanisë. Gjermania mike, populli i mrekullueshëm gjerman, udhëheqësit e saj të lartë dhe z.Steinmeier, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në mbështetje të Republikës së Kosovës gjithanshmërisht, duke kontribuar për shtet ndërtimin, integrimin dhe zhvillimin e vendit tonë”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
Ai tha se i shpreh qeverisë, parlamentit gjerman dhe presidentit Steinmeier, mirënjohjen e thellë për gjithë çfarë kanë bërë për Kosovën dhe për qytetarët e saj, gjithnjë me dëshirën dhe gatishmërinë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.