Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca është konfrontuar verbalisht edhe një herë me deputeten Albena Reshitaj, për të cilën dje i propozoi administratës së kuvendit, që të mos ia ndajë mëditjen, shkruan Fol Drejt.
Por sot deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albena Reshitaj, tha se ajo “nuk është deputetja e mëditjeve”:
““Dje emri im u lakua nëpër media e portale nga një deklaratë emocionale dhe aspak e hijshme nga ana e kryeparlamentarit duke mbyll seancën me një të pavërtetë të thënë që unë paskam qëndruar disa sekonda në Kuvend” – tha ajo, duke ia kujtuar kryekuvendarit se ishin edhe disa deputetë të tjerë të cilët kishin qëndruar edhe më pak se sa ajo, por kjo nuk i kishte penguar kryekuvendarit.
“Z.Konjufca unë jam deputete në mandatin e dytë dhe unë vendos politikisht për vendimet se a të qëndroj dhe kur të qëndroj në seancë. Nuk e kuptoj këtë instalim të lidhshmërisë mes prezencës së deputetit në seancë dhe mëditjes. Është një defekt një anamoli. Nuk jam unë deputetja e mëditjeve, as për mëditje as për rrogë nuk vi në këtë Kuvend. Unë jam këtu për popullin, për qytetarët që më kanë votuar” – tha ajo.
Por replika e Konjufcës ishte i shkurtër:
“Ju më njihni mirë dhe e dini shumë mirë se shumë rrallë bëjë qortime publike të deputetëve, por ato i bëjë vetëm kur ja teprojnë siç bëtë ju dje”, tha ai. /FolDrejt/