Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.
Në njoftim thuhet se në këtë takim është biseduar për ngjarjet në Veri të Kosovës.
“Në këtë takim ndër të tjera është biseduar për ngjarjet në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist nga një grup kriminal serb, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosvës, Afrim Bunjaku.”
Konjufca ka falënderuar ambasadorin Hovenier për përkrahjen dhe mbështetjen që SHBA-të i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Kosovës.