Kryeparlamentari i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar kongresmenin republikan, Kevin McCarthy, për zgjedhjen e tij si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, shkruan Fol Drejt.
Ai e uroi McCarthyn për fitimin e mandatit dhe shtoi se së bashku do të punojnë për të forcuar marrëdhëniet dhe aleancën e shkëlqyer mes dy vendeve.
“Urimet më të përzemërta për Kevin McCarthy për zgjedhjen e tij si Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. I uroj një mandat shumë të suksesshëm. Mezi pres të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet dhe aleancën e shkëlqyer mes dy vendeve tona”, ka shkruar Konjufca në rrjetin social Twitter. /FolDrejt/