Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e Kosovës, William Walker.
Me anë të një postimi në facebook, Konjufca ka thënë se ndihet i kënaqur sa herë që takohet me ish-shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin amerikan William Walker.
“Z. Walker, pa ju trembur syri i pati thënë Millosheviçit të vërtetën në sy dhe i transmetoi botës atë që pa e përjetoi, të vërtetën që ajo duhet ta dinte, në kohën kur Kosova po digjej flakë, e populli i pafajshëm vritej e masakrohej brutalisht ditë e natë.”, u shpreh Konjufca.
“Historia e udhëtimit të tij, veçanërisht dëshmia për Masakrën e Raçakut ishte kyç në shtyrjen e NATO-s për të nisur fushatën e saj të bombardimeve kundër Jugosllavisë.”, shtoi ai tutje, duke bërë me dije se diskutuan për një pjesë të së kaluarës, për të arriturat dhe zhvillimet aktuale në vend, rajon e botë./FolDrejt/