Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk ka Asociacion pa njohje.
Ai deklaroi se menon njëjtë si kryeministri i vendit, albin Kurti, përcjell Fol Drejt.
“Së pari nuk mendoj se janë akuza. Ishin disa konstatime për mënyrën e punës së Lajçak. Me thënë të drejtën qysh në fillim është vërejtur se zoti Lajçak, qëndrimet të cilat i artikulon më shumë janë le të themi ato marrje e pozicione të Serbisë, fillimisht e pastaj edhe përpjekje që përmes mekanizmave të ndryshëm dhe formulimeve që pastaj ai i qet në zgjidhjet që ai i propozon, me mujtë me qenë pikënisje e pozicionit të Serbisë. Qysh me mujtë domethënë me akomodu në mënyrë sa më të përshtatshme pozicionin e Serbisë.
E cili është pozicioni i Serbisë: pozicioni i Serbisë është që Kosova duhet ta bëjë një Asociacionin jashta çdo ombrelle politike të procesit i cili e ka arritë këtë pikë ku jemi tash, përderisa qasja origjinale ka qenë krejt ndryshe ku jemi tash.
Qasja origjinale ka qenë kjo: që meqenëse Kosova nuk mund ta bëjë Asociacionin, sepse përndryshe do ta kishte bërë prej 2013, do ta kishte bërë në Qeverinë e Isa Mustfaës, ose Hashim Thaçit ose të mëhershme. Tash me Vetëvendosje është më vështirë që të bëhet. Sepse ne e kemi marrë një mandat goxha të fuqishëm politik me disa premtime tjetra. Ato premtime janë që Kosova nuk mund të ecë asnjë hap përpara në procesin e dialogut nëse nuk e ka në horizont njohjen.
Pikërisht duke e pasë këtë parasysh ekspertët që e kanë përpilu marrëveshjen e Ohrit zgjeruan ombrellën. Çka është ky zgjerim i ombrellës, që aty të jetë njohja dhe Asociacioni. Tash Lajçaku po thotë vetëm Asociacioni, njohja i përket Serbisë vetëm kur dëshiron ajo. Ky është pozicioni i Serbisë, zoti Lajçak argumenton këtë dhe nëse ky është pozicioni i BE-së, atëherë ne mund të themi që zoti Lajçak paska kontribuar që ky pozicion zyrtar i BE-së të jetë kjo që e përfaqëson Serbia”, tha Konjufca sot para mediave.
“Është devijim prej idesë origjinale. Ideja origjinale është, nuk ka Asociacion pa njohje. Kjo është. Nuk mundesh Asociacionin me marrë edhe me heq prej idesë se njohjes. Quajeni si dush, mirë njohje de-facto, është njohje e shtetësisë së Kosovës. Serbia duhet që të pajtohet se kur ta kalon kufirin në Merdare është në një shtet tjetër. Duhet me reflektu në sjelljen e vet, duhet ta njoh, flamurin, simbolet nuk duhet që të na pengoj kur aplikojmë ne në organizata ndërkombëtare. Kjo është sjellja që duhet me pa prej Serbisë dhe pastaj është në përgjegjësinë e Kosovës që me ja gjetë një formë të Asociacionit që nuk e cenon Kushtetutën”, u shpreh tutje ai./FolDrejt/