Seanca që po zhvillohet sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka filluar me një vërejte për ministrat e Qeverisë së Kosovës.
Vërejtja erdhi nga pjesëtari tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Ai tha se ata duhet të shkojnë me kohë në Kuvend, duke ua kujtuar që seanca e sotme ishte caktuar të niste në orën 10:00.
“Ministrat po ashtu duhet ta kuptojnë që duhet të jenë me kohë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo seancë është caktuar për në orën 10:00. Për herë të tjera. Sepse nuk është mirë që parlamenti t’ju pres, dhe deputetët”, tha Konjufca, transmeton Fol Drejt.