Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, u ka bërë një vërejtje serioze deputetëve të Kosovës në lidhje me konsumimin e duhanit brenda bufesë së Kuvendit.
Ai u ka bërë me dije se po që se përsëritet sërish e njëjta sjellje, ai do të detyrohet ta thërrasë inspektoratin.
“Kjo është një sjellje e papranueshme dhe nëse veç edhe një herë e kam një informatë që po pihet duhani në bufe, më detyroni ta thërras Inspektoratin e Shtetit” – ka thënë Konjufca./FolDrejt/