Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë vizitës në Bundestagun gjerman, ka takuar anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes, kryesuar nga Marie-Agnes Strack-Zimmermann.
Gjatë takimit, Konjufca deklaroi se anëtarët e këtij komisioni i informoi mbi gjendjen e sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
“Shpreha shqetësimin e institucioneve të Kosovës për rrezikun e përsëritjes së një skenari të tillë me përmasa akoma më të mëdha nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e dënon me ashpërsi dhe konkretësi rolin e Serbisë në këtë cenim të sovranitetit dhe sigurisë të Republikës së Kosovës”, deklaroi Konjufca.
Tutje, ai shtoi se e ka veçuar reagimin e Gjermanisë në dënimin e tentimit të, siç e quajti ai, pushtimit të Serbisë kundër Kosovës.