Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar për ngjarjes tragjike të krijuar pas vërshimeve në komunën e Pejës, ku humbën jetën një nënë dhe djali i saj 5-vjeçar, transmeton Fol Drejt.
Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka vlerësuar se kjo fatkeqësi prek secilin dhe ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjarët e dy viktimave të vërshimeve në Pejë! Kjo fatkeqësi na prek secilin dhe ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në këto momente qëndrojmë pranë familjarëve të viktimave, siç jemi pranë të gjithë qytetarëve të Pejës, të cilët kanë pësuar nga këto vërshime. Njësitet përkatëse të emergjencave me profesionalizmin e tyre janë duke ofruar ndihmën dhe punën e tyre deri në stabilizim të plotë të situatës.
Uroj shërim sa më të shpejtë për të lënduarit si pasojë e kësaj fatkeqësie!”, është shprehur Konjufca./FolDrejt/