Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllimet për Turqinë dhe popullin e saj pas tërmetit i cili e goditi vendin.
Për këtë ai reagoi në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“I pikëlluar thellë për përmasat tragjike të termetit, që goditi sot Turqinë në orët e hershme të mëngjesit.
Nga njoftimet e deritashme bëhet e ditur se qindra njerëz kanë humbur jetën dhe janë shkaktuar dëme materiale të pallogaritshme.
Në këto çaste të vështira e tronditëse, zemrat tona të thyera janë me familjet e viktimave të termetit dhe lutemi për shërimin e të lënduarve.
Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin popullit turk, Presidentit të Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan, Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe Presidentit të saj, z.Mustafa Şentop”, u shpreh Konjufca./FolDrejt/