Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot seancë ku do të diskutohet për situatën në Kosovë.
Në këtë seancë do të marrë pjesë ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të ministrit Konjufca, Kreshnik Ahmeti.
“Sot, Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi situatën në Kosovë. Seanca fillon ne ora 15:00 me kohën tonë lokale dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në ëeb faqen zyrtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim