Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim delegacionin për Çështjet Evropiane të Parlamentit të Kroacisë.
Në këtë takim, mediet janë lejuar të marrin pamje dhe se nuk është paralajmëruar konferencë për gazetarë.
Komisioni i delegacionit për Çështjet Evropiane të Parlamentit të Kroacisë do të zhvillojë takim edhe me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë si dhe me Komisionin për Integrim Evropian./EO