Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
Kjo është bërë e ditur nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujvci në seancën e sotme në të cilën po shqyrtohen pikat e papërfunduara të seancave të kaluara, transmeton Fol Drejt.
“Kryetari ka rezultuar pozitiv me COVID-19 kështu që nuk mund të marrë pjesë në seancë, kjo është për njoftimin tuaj dhe natyrisht për njoftim të publikut, shpresoj që do të kalojë shumë shpejtë dhe me lehtësi”, ka thënë ajo.
Gjithashtu është bërë e ditur se edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka rezultuar pozitiv me coronavirus.