Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për nder të Epopesë së UÇK-së sot ka vizituar Prekazin, nga ku tha se rrënjët e vërteta të UÇK-së janë në luftën heroike e të lavdishme të familjes Jashari kudër okupatorit serb, shkruan Fol Drejt.
“Rrënjët e vërteta të UÇK-së janë në luftën heroike e të lavdishme të familjes Jashari kudër okupatorit serb. Jemi këtu për nderura Epopenë e UÇK, sepse pas kësaj lufte heroike dhe pas flijimit të familjes Jashari, UÇK u bë i gjithë populli i Kosovës, përveç kësaj edhe bashkësia ndërkombëtare lëvizi dhe e kuptoi më mirë, më drejt luftën tonë të domosdoshme e cila ishte luftë mbrojtëse dhe luftë për çlirim prej pushtuesit serb”, tha Konjufca para gazetarëve. /FolDrejt/