Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave pas dy ngjarjeve tragjike në Beograd.
Për këtë ai reagoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Shpreh ngushëllimet më të thella për prindërit dhe familjarët e viktimave të dy ngjarjeve tragjike në Beograd!
Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda dhe krijojnë pikëllim për këdo dhe gjithkund, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë, e sidomos kur një nga këto krime të kësaj natyre të rëndë ndodh në një shkollë.
Uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit!”, u shpreh ai./FolDrejt/