Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Ai njoftoi se gjatë qëndrimit të tij u takua me Kongresistin, Ritchie Torres, përcjell Fol Drejt.
“Përherë kënaqësi ta takoj Kongresistin dhe mikun e madh të Kosovës e shqiptarëve, z.Ritchie Torres.
Gjatë takimit të ngrohtë diskutuam për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë – SHBA, zhvillimet politike në shtetin tonë dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës.
Siç ka thënë dhe z.Torres, SHBA-ja nuk ka mik më të mirë se Kosovën dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në.
Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Kongresistit Torres ndaj Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e tij në forcimin e miqësisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Thank You Ritchie!”, thuhet në njoftimin e Konjufcës në Facebook./FolDrejt/