Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Fol Drejt.
Konjufca ka theksuar se gjatë këtij takimi është rikonfirmuar partneriteti mes Kosovës dhe SHBA-ve.
“Kënaqësi të takohem me ish-përfaqësuesen e Dhomave të ShBA-së, Nancy Pelosi. Biseduam për progresin e Kosovës, zhvillimet e fundit politike në rajonin tonë dhe rikonfirmuam partneritetin e shkëlqyer dypalësh. Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e saj të hapur përaspiratat euro-atlantike të Kosovës” , u shpreh Konjufca./FolDrejt/