Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca njoftoi se sot vizitoi Ambasadën e Turqisë në Kosovë.
Për këtë ai u shpreh në një postim në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Sot vizitova Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, ku shpreha ngushëllimet e mia në librin e zisë.
Nuk ka fjalë për trishtimin dhe pikëllimin që ndiejmë të gjithë për këtë tragjedi e këto humbje të paimagjinueshme.
U prehshin në paqe!”, tha Konjufca./FolDrejt/