LIVE Kontratë “3+2” dhe kalim në MLS, pse Messi do të behet “Qytetar” schedule10:05 – 27 Gusht, 2020 Lionel Messi është gati të nisë një aventurë të re dhe emri i tij lidhet më së shumti me Manchester City, klubin që mendohet se është i vetmi që mund t’ia dalë ta transferojë argjentinasin.
La Nacion shkruan se Messi kërkon një ambient të ri, sipas një burimi që ata kanë pranë lojtarit.
Arsyeja pse sulmuesi kërkon të shkojë te City lidhet me mundësinë që klubi anglez i jep për të triumfuar në Champions League. Pep Guardiola, me të cilin thuhet se ka pasur edhe një telefonatë, dhe Kun Aguero janë një tjetër arsye për kalimin e Messit te “Qytetarët”.
Më tej, artikulli i gazetës argjentinase zbulon edhe për nisjen e bisedimeve me Ferrán Soriano, CEO-n e City për një kontratë “3+2”, me dy vitet e fundit që Messi mund t’i kalojë në MLS me Neë York City. Synimi është që të shmanget klauzola 700 milion euro dhe gjyqet në FIFA e CAS.
Barcelona nga krahu tjetër po tenton ta bindë Messin të ndryshojë mendje. Një detaj tjetër që e ccon Messin te City është edhe një audio. Thuhet se në të sulmuesi e shpreh se do të bashkohet me anglezët, por kjo është hedhur poshtë nga babai i tij, Jorge Messi.
La Nacion gjithsesi këmbëngul që lajmi i tyre i referohet një burimi pranë vetë futbollistit dhe se ata nuk kanë përmendur në asnjë moment se bazohen te ndonjë audio.