Antonio Cassano, pas përfundimit të karrierës në futboll, është bërë i njohur si komentues i ndeshjeve dhe dukurive të ndryshme në këtë sport.
Ai pas humbjes së Napolit nga Milani mbrëmë, në “Bobo TV”, ndër të tjera, ka folur edhe për mbrojtësin kosovar Amir Rrahmani.
Ai e ka kritikuar Rrahmanin, duke thënë madje që Napoli duhet të gjejë një tjetër mbrojtës qëndror.
“Tek goli i Milanit, përse s’bëri faull Rrahmani? Sapo e merr topin Leao, nuk duhet ta lësh të lëvizë dhe të vrapojë. Për ta bërë një hap përpara në një nivel tjetër, Napolit i duhet ta gjejë një qendërmbrojtës tjetër”, ka thënë Cassano, transmeton Fol Drejt.